Loading...

Dy gra kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti mbrëmë në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Ujë i Ftohtë”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti Benz me drejtues shtetasin B. M., ka goditur dy këmbësore, përkatësisht shtetasen me inicialet A. R., 40 vjeçe dhe V.L., 60 vjeçe, të cilat ndodhet në Spitalin Rajonal jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetin, banues në Kaninë të Vlorës dhe ka filluar procedimin penal ndaj tij për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Loading...
Loading...
Loading...