Loading...

Një 23-vjeçar nga Italia, Massimo Rosa, i ndodhur në Sarandë me një grup çiklistesh të tjerë aksidentalisht është rrëzuar dhe menjëherë është transportuar për ndihmë në spitalin e Sarandës.

Pas ndihmës së parë, u vu re se gjendja e tij ishte me probleme shqetësuese. Çiklisti kishte dëmtim të ansive të sipërme dhe të poshtme me laceracione, plagë të hapura dhe dyshim për dëmtim të tendinave të ansive të sipërme.

Duke parë shkallën e dëmtimit të çiklistiti italian, stafi mjekësor në Sarandë vendosi menjëherë transportimi i tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Loading...
loading...
Loading...