Loading...

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka thyer dy duart.

Ka qenë vetë Ahmeti ai i cili e ka bërë me dije ngjarjen përmes një postimi në Facebook-un e tij ku mësohet se ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Të dashur miq,

Pas aksidentit që pësova me bicikletë në parkun e Gërmisë, arrita ‘të shpëtojë’ me dy duar të thyera dhe disa lëndime të vogla.

Në ditën e 12-të të qëndrimit në QSKUK mjekët më liruan në shtëpi. Gjatë qëndrimit aty kam marrë trajtim të shkëlqyer nga ato që i takoja përditë, infermieret apo siç jemi mësuar ti thërrasim motra medicinale, të cilat i falenderoj shumë.

Poashtu falenderoj mjekët për trajtimin në veçanti mjeken Vlora Podvorica trajtimi i të cilës ishte vendimtar ditën e aksidentit.

Falenderoj të gjithë familjarët dhe shoqet e shokët për kujdesin por më duhet t’i veçoj disa :

Ilir Tërstena, Egzon Balaj, Ardit Krasniqi, Valëza Mjeku, Rinor Jusufi, Valon Hoti, Gen Zeqiraj, Ahmet Mujeci.

Edhe pse jam më mirë e kam të vështirë të shkruaj në telefon andaj ndjehuni të lirë të më thërrisni a vizitoni në shtëpi.

Falemnderit për interesimin, mesazhet dhe kundesin ?

Loading...
Loading...
Loading...