Loading...

 

XVM28b5604c-f00c-11e5-875e-0271441e5d1c

Parisi ka qenë qyteti i parë që ka reaguar pas sulmeve terroriste në Belgjikë. Qyteti ka rritur masat e sigurisë. Qeveria franceze ka urdhëruar të blindohen Parisi, aeroportet dhe metrotë.

Franca ka dërguar trupa shtesë ushtarake për të përforcuar pikat strategjike në Paris, metrotë, stacionet e trenave dhe aeroporte. Shefi i Sigurisë së Air France, Gilles Leclair, që drejton koordinimin me njesinë speciale kundër terrorizimit të Policisë Kombëtare, tha se udhëtimet jashtë vendit janë anulluar. “Terminalet janë pikat e dobëta të “ajrit”, – tha ai, – sepse ato janë të hapura, në dispozicion të publikut.”

Po ashtu kanë rritur masat e sigurisë edhe Londra, Berlini dhe kryeqytete të tjera evropiane. Këshilli i Sigurimit është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën.

Loading...
Loading...
Loading...