Loading...

Në vendin tonë abuzimet ndaj të miturve janë shtuar ndjeshëm. Kujtojmë këtu se mbrëmjen e djeshme u paraqit rasti i një 10-vjeçareje që ishte abuzuar seksualisht në kotecin e pulave.

Vajza e mitur 10-vjeçare tregoi se teksa ishte duke shkuar në dyqan të blinte bukë e kanë përdhunuar.

Ajo tregon se personi në fjalë e ka kapur dhe e ka futur tek koteci i pulave. Ai e kishte kapur nga gjoksi dhe më pas e fërkonte.

E mitura ka treguar se është abuzuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar me inicialet L.R. 67-vjeçari u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxorr nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”. Ky rast u paraqit në emisionin ‘’Stop’’.

Kurse dje ne mbremje po ashtu në këtë emision është paraqitur një rast tjetër abuzimi me të mitur.

Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet. I moshuari më pas së bashku me djalin të kapur prej dore ecin në rrugë.

Janë dy ngjarje shumë të rënda që tregojnë se sa të pambrojtur janë të miturit në vendin tonë.
Sot policia eshte vene ne kerkim per te gjetur plakun manjak qe abuzoi me te miturin.

Loading...
Loading...
Loading...