Loading...

Erion Isai është i sapozgjedhuri për kryetar bashkie në Kolonjë. Kandidatura e tij ishte surprizë për të gjithë, pasi Isai nuk kishte background politik.

Isai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë gjatë karrierës së tij si aktor.

Ndër to është Bes Kallaku, Altin Basha, apo Ardit Gjebrea. Megjithatë lista e cunguar e Isait, nuk është pritur mirë nga Ledio Lako. Ky i fundit është i njohur në “Portokalli” për rolet e “Ramandan kafshës” apo “Kapo Kapllanit”.

Lako i ka shkruar Isait, se ka akoma njerëz për të falenderuar. Ai gjithashtu e ironizon, duke thënë se e nisi ditën mbarë si politikan.

Lako shkruan:

Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te”poltikanit”. E fillove mbare qe diten e pare.
Më pas Isai i ka kthyer përgjigje duke thënë se lista është e gjatë dhe në të ka përfshirë të gjithë “Portokallinë”.

Loading...
Loading...
Loading...