Loading...

 

Ashtu siç paralajmëroi më herët, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen dhe i është përgjigjur publikisht qytetarëve dhe opozitës, pas akuzave të kësaj të fundit se po mbron të vëllanë Agron Xhafaj, të dënuar me burg për trafik droge.

Në një konferencë për mediat, Xhafaj u ndal tek akuzat e opozitës dhe publikimit të audio-përgjimit, për të cilin i cilësoi si “sharlatanë politikë që nuk meritojnë shpjegime”.

Por siç nënvizoi Ministri Xhafaj, në emër të qytetarëve të ndjeshëm sqaron opinionin publik se në asnjë moment, në çdo detyrë publike që ka mbajtur, nuk ka mbrojtur të vëllanë e dënuar.

“Sharlatanë politikë, shpifësit politikë, shantazhuesit politikë, për asnjë shkak dhe për asnjë arsye morale, dhe për më shumë për asnjë arsye ligjore nuk duhet t’u plotësosh dëshirën. Disa prej kategorive të mëipërme meritojnë përbuzje, të tjerë meritojnë ndëshkimin me ligj për çfarë ata kanë bërë.  Si funksionar i lartë, po e vendos veten në respekt të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi po jap llogari. Si Ministër i Brendshëm, për vëllain tim të dënuar për trafik droge, bëhet edhe më detyrues. Ndaj qytetarët kanë të gjithë të drejtën të dinë se kush është Ministri i tyre i Brendshëm. Serioziteti im, më detyroi që këtë shpjegim ta bëj në fakte dhe prova. ” theksoi Xhafaj

Duke u ndalur konkretisht tek akuzat, Ministri i Brendshëm tha se kjo ngjarje daton që nga viti 2002, dhe në çdo moment ka bërë deklarime publike për këtë ngjarje.

Xhafaj theksoi se në asnjë moment nuk ka marrë në mbrojtje të vëllanë e tij, madje ky i fundit nuk i është shmangur kurrë drejtësisë.

Publiée par Policia e Shtetit sur mercredi 16 mai 2018

Ministri tha se ky është një moment i vështirë për familjen e tij, pasi prej ditësh janë vënë në qendër të akuzave.

“Siç është i njohur, vëllai im ka marrë një dënim penal në Itali. Që nga viti 2002 kam bërë deklarime publike lidhur me këtë çështje. Kushdo mund të vërtetojë këtë se janë publike. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002, vëllai im ka qenë 25 vjeç. Autoritetet italiane e kanë ndaluar për 1 muaj, dhe e dëbuan nga vendi fqinj. Në atë isha Ministër dhe i kërkova Kryeministrit të asaj kohe dorëheqjen. Në atë kohë Kryeministri Majko, nuk e pranoi dhe refuzoi dorëheqjen time. Që nga ky çast vëllai im jo vetëm nuk ju fsheh kësaj çështje, por kërkoi disa herë ballafaqimin me drejtësinë. Dhe unë asnjëherë, si funksionar publik, dhe akoma më shumë nuk kam bërë kompromis me faktin se vëllai im nuk do të duhet të vuante dënim të lartë. Dhe im vëlla shumë shpejt ju kthye normalitetit. Ai as kërkoi dhe asnjëherë, vëllai i tij politikan nuk i krijoi favore në shkelje të ligjit. Sot unë dhe familja ime jemi të goditur shumë shpirtërisht. Sepse në Itali po shkon të vuajë dënimin një Agron që nuk ka lidhje me djalin e ri të 16 viteve më parë.” tha Ministri

 

Loading...
loading...