Loading...
Greqi, kriza ekonomike “zhduk” për skrap bustet e brozta nëpër sheshe

Policia greke ndodhet në alarm pas vjedhjes së disa monumenteve prej bronbzi, mes të cilave janë edhe figura të njohura. Gjendja paraqitet serioze në kryeqytetin e vendit, Athinë. 

 Lajmi bëhet publik prej Bashkisë së Athinës, pas vjedhjeve gjatë 24 orëve të fundit të busteve të kryeqytetit helen.

Rasti i fundit u raportua në oborrin e Akademisë së Athinës, vetëm pak metra nga sheshi “Sindagma”, vendit më të ruajtur të kryeqyetit grek. Sipas bashkisë, vetëm muajin e fundit janë grabitur bustet prej bronzi në të paktën 5 sheshe të kryeqyetetit, ndërsa brenda një viti janë zhdukur edhe të paktën 15 të tjera.

Bëhet fjalë për buste bronzi të vendosura në sheshet e Athinës, ose jashtë muzeumeve të kryeqyetit. Ndonëse autoritetet ende nuk kanë një autor të dyshuar, ata thonë se vandalët i kanë grabitur ato për t’i shitur për skrap.

Situata vlerësohet si alarmante dhe për momentin nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur grabitjen e të pakten 54 busteve dhe statujave të tjera, të ekspozuara në kryeqytetin helen dhe rrethinat e tij.

Sipas zyrës së monumenteve të Bashkisë së Athinës, e vetmja mënyrë për t’u shpëtuar vandalëve është heqja e tyre dhe zëvendësimi me statuja mermeri ose allçije, pasi kjo bashki nuk ka asnjë fond për ruatjen ose monitorimin me kamera të busteve të mbetura.

Autoritetet greke deklaruan se, deri më tani janë raportuar të vjedhura bustet e El Grekos, Nikos Kazanxakis, Hose Marti, Athanasios Petmetsaz, citon top etj.

Vetëm 4 nga 15 buste i kanë shpëtuar shkrirjes, pasi u gjetën në depot e grumbulluesve të skrapit prej policisë.

Autoritetet thonë se, dikur, vjedhja e një busti as që mund të fantazohej, por tashmë kushtet e këqija ekonomike i detyrojnë grabitësit të shesin çdo gjë që munden, për të siguruar pak euro për të mbijetuar prej krizës dhe papunësisë së lartë që ka pllakosur Greqinë.

Loading...
Loading...
Loading...