Loading...

aleksandri maqedonise

Në traditën Arabo-persiane Aleksandër quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog.

Sipas muslimanëve, Dhulkarnejni është Alkesandri i Madh. Për këtë thuhet që ka qenë njeri shumë i fuqishëm dhe i ditur, dhe sipas një legjende në Kur’an, Dhulkarnejni ka takuar një herë një popull që vuante shumë nga mizoritë e dy ‘racave’ jexhuxhit dhe mexhuxhuit, dhe populli që vuante nga këta, i kërkoi Dhulkarnejnit (Lekës së Madh sipas muslimanve) që t’i ndihmonte me fuqinë dhe mençurinë e tij nga jexhuxhët dhe mexhuxhët. Për këtë Dhulkarnejni ndërtoi një “mur ndarës”.
(Kur’an Surja El Kehf, ajeti 83 deri në 99).
Dhulkarnejn do thotë “njeriu me dy kurora”

Ndër shenjat e paralamërimit të Ditës së Fundit, është edhe rishfaqja e këtyre dy racave në Tokë, që kur të rikthehen do gllabërojnë çdo gjë të gjelbërt mbi planet. Thuhet, se janë popull ose shumë më të shkurtër se njeriu, ose shumë më të gjatë.

Origjina Ilire

Aleksandri lindi në 19 Korrik të 356 p.e.r në Pela të Maqedonisë. Gjeneologjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të lashtësisë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve.

Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli.

Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë. Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.

Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”. I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. Në vitet 331-317, në kohën kur erdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin e Epirit.

Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli. Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe princeshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.

Aleksandri ishte frut i menjëhershëm i pasionit të zjarrtë të dashurisë së Filipit me Olimbinë, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimbia. Aleksandri mbeti nën kujdesin e nënës gjatë viteve të fëmijërisë dhe të adoleshencës së hershme. Ai u mësua të këndonte dhe t’i binte lirës, çka do të ishin kënaqësi gjatë gjithë jetës së tij; mësoi të gjuante dhe saherë që do të ishte i lirë ai do të gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mësua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe që kur ishte djalë dhjetëvjeçar e më tej ai do të shquhej për sjelljen e mirë, me të cilën priste vizitorët në oborr; ai natyrisht u mësua të kalëronte, kali i tij i famshëm Bukefali, i cili do ta çonte nëpër beteja për njëzet vjet me radhë, është një nga elementet më të çuditshme të legjendës së Aleksandrit. Dhe, më në fund, pas gjithë këtyre ai filloi edukimin zyrtar në debatin filozofik dhe në poezinë epike. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliadën dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri një djalë tjetër me gruan e re, Euridikën. Atëherë, kur froni për të nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretit të Epirit, të atin e Pirros së Epirit. Më pas shkoi në Iliri për të organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër mend t’ia linte pushtetin djalit të tij të dytë. Pak kohë pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte ende foshnje.

Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.

Edukimi i Aleksandrit

Filipi pajtoi mësuesit më të mirë për Lekën. Ky mësoi të fliste, të shkruante e te lexonte në greqisht. Mirëpo, për shkak të antipatisë së ndërsjelltë midis Filipit dhe grekëve, e drejtperdrejtë për edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekë. Dy prej përgjegjësit ishin Leonidha, një farefis i nënës së tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonës pellazge.

Më në fund Filipi vendosi që Aleksandri të edukohet nga Aristoteli një filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxënës i Platonit.

Aristotelit, filozofit dhe logjicistit më të shquar të kohës së tij, Filipi i dërgoi fjalë që të vinte e t’i jepte të birit mësime në Moral, Politikë, Mjekësi dhe Filozofi ose Metafizikë.

Në vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye në Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeçar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatë këtyre viteve të formimit dëshmohet nga një letër, të cilën Aleksandri ia dërgon më vonë ish-tutorit të tij. “Do të doja më shumë të shquhesha në dituri, sesa në pushtet e në sundim”. Megjithatë, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtë e lashtë të Homerit, i bindur se ishte një pasardhës i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nënës.

aleksandri dhe aristoteli

Vdekja (fakte të reja)

Aleksandri i Madh mund të ketë vdekur për shkak të verës. Toksikologët dhe ekspertët e historisë antike të Universitetit të Otagos, në Zelandën e Re, që kanë kryer studimin në bashkëpunim me Universitetin e Birmingemit, besojnë se shkak i vdekjes së Aleksandrit të Madh është bërë konsumimi i një vere që përmbante përbërje toksike nga një lule e bardhë, e quajtur ‘Veratrum album’, e cila në Babiloni, ku edhe ndërroi jetë Aleksandri në vitin 323 para erës sonë, përdorej nga vendasit në sasi të vogla me besimin se mund të largonte demonët, por që shkaktonte edhe të vjella.

Duke u nisur nga kjo, dhe nga të dhënat lidhur me vdekjen e Aleksandrit të Madh të shkruara nga historiani i lashtë grek Diodorus, i cili thoshte se ai u përfshi nga dhimbjet pasi piu një enë të madhe me verë në nderim të Herkulit, dhe faktit se vetë perandori, që qëndroi i sëmurë për 12 ditë me radhë para se të ndërronte jetë kishte shfaqur të njëjtat simptoma që shkaktonte lëngu i nxjerrë nga lulja toksike, e përjashtojnë hipotezën se ai mund të ishte helmuar nga armiqtë.

Dr Leo Schep, toksikolog në qendrën kombëtare të toksikologjisë, në Zelandën e Re pohon se është e pamundur që helmimi nga arseniku, siç pohohet në disa teori lidhur me vdekjen  Aleksandrit të Madh ta zgjaste kaq shumë fundin e tij. Studimit është publikuar në revistën “Clinical Toxicology”.

Por sipas të dhënave më të fundit Aleksandri i Madh ka vdekur nga efekti i gurëve radioaktivë që ju dhurua nga indianët. Në shenjë nderimi ata i dhuruan një kurorë të përbërë nga elementë të fortë radioaktivë të cilën Aleksandri e mbajti gjatë gjithë natës mbi kokë.

Pas disa ditësh, rrezatimi radioaktiv kishte shkatërruar gjithçka në trurin e tij. Infoelbasani.al

aleksander vdekja

Loading...
Loading...
Loading...