Loading...

Alpinistët elbasanas arrijnë majën më të lartë në Afrikë, Kilimanxharon. Ata kanë vendosur Flamurin tonë kombëtar në majën UHURU, 5895 m mbi nivelin e detit.

Dy prej tyre, Artur Guni dhe Arben Shati, mundën që të mposhtin lartësinë fantastike të kontinentit afrikan dhe një nga më të lartat në botë.

Protagonistët mundën të arrijnë majën më 20 janar në orën 08:50 të mëngjesit. Pjesë e ekipit kanë qenë edhe alpinistë të qyteteve të tjera si Tirana, Vlora, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja.

Alpinistët Artur Guni dhe Arben Shati ishin pjesë e ekspeditës ballkanike me alpinistë nga disa vende të rajonit. Protagonistët njoftuan se ngjitja e majës ka nisur në orën 12:20 të mesnatës së 20 janarit, ndërsa arritja në majë ka qenë në orën 08:50 minuta. Sipas të dhënave të dërguara nga Trajneri i AST Elbasani Artur Guni, dy alpinistët elbasanas e kanë pushtuar pa probleme majën, ndërkohë që kjo aventurë ka zgjatur për tre pjesëtarë të ekipit mes të cilave edhe dy femra, të cilët kanë pasur probleme me aklimatizimin.

Menjëherë pas arritjes në këtë majë ata kanë dërguar edhe fotot dhe videot e para. Grupi i alpinistëve ka pasur rastin të vizitojë edhe një nga rezervatet më të famshme në botë të kafshëve të egra që ndodhet në këtë rajon.

Loading...
Loading...
Loading...