Loading...

Nga Aldo Kozarja

Ambasadorja hollandeze, Znj. Guusje Korthals Altes, vizitoi sot Bashkinë Cërrik së bashku me përfaqësues të Fondacionit FLAG.
Kjo vizitë ishte në kuadër të investimit për projektin “Youth zone” që konsiston në një palestër të jashtme për komunitetin e Cërrikut dhe veçanërisht për të rinjtë.
Ambasadorja takoi kryetarin e Bashkisë, Z. Andis Salla i cili e njohu më nga afër me problematikat dhe prioritetet e Bashkisë që drejton.
Takimi u zhvendos në ambjentin e dedikuar për “Youth zone” ku ambasadorja u njoh me perceptimet e të rinjve dhe bashkëpunimin e tyre për këtë hapësirë të dedikuar.
Nga ana e ambasadores mbeti e hapur mundësia e bashkëpunimeve të frytshme në të ardhmen me projekte për të rinjtë e jo vetëm.

Loading...
Loading...
Loading...