Loading...

 

Reshjet intensive të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në veriun dhe juglindjen e vendit.

Në shumë qytete është paralizuar qarkullimi duke bllokuar punën e shërbimeve të emergjencës.

Rasti më i fundit është regjistruar në Gjirokastër, ku një banor i lagjes Dunavat, është shoqëruar nga forcat e zjarrëfikëses në spital.

Kjo pasi ambulanca e kishte të pamundur kalimin. Në Gjirokastër, si pasojë e dëborës, shumë rrugë janë të pakalueshme ende.

Loading...
loading...
Loading...