Loading...

 

Amerikanët janë të dashuruar me Dumrenë. Pas disa projekteve radhazi, ata kanë nisur një tjetër projekt në bashkëpunim me bashkinë e Belshit dhe nxënësit e shkollave të kësaj bashkie.

Bëhet fjalë për liqenin e Seferanit. Me mbështetjen e USAID dhe bashkisë 14 shkollat e Dumresë mbollën pemët e tyre përreth amfiteatrit të Seferanit. Ideja është që ta kthejnë këtë liqen në veçanti dhe Dumrenë në tërësi në një vend atraksioni për vizitorët dhe turistët.

Por ndërkohë tani në këtë liqen merr udhë një simbol që ndodshta shumë shpejt do të kthehet në destinacion për çiftet e dashuruara. Ashtu si në disa vende të botës, edhe ëktu çiftet do të kenë mundësi të kalojnë përmes “Tunelit të Dashurisë” dhe të vendosin aty kyçin e lumturisë.

Ja çfarë shkruan vetë bashkia lidhur me këtë event:

Nje projekt i bukur, modest dhe shume domethenes i USAID, ne bashkepunim me Bashkine Belsh, ne liqenin e Seferanit.
14 shkollat e Dumrese dhuruan dhe mbollen pemet e tyre , perreth amfiteatrit te Aferdites, ne Seferan.
Faleminderit USAID!
Faleminderit nxenesve dhe stafeve Pedagogjike te Shkollave: Grekan, Deshiran, Dragot, Kajan, Kosove, Fierze, Rrase, Qafshkalle, Shkendi, Dushk, Marinez, Seferan dhe Belsh per angazhimin dhe sponsorizimin

Ftojme te gjithe ciftet dhe te dashuruarit, ne inagurimin e tunelit te Dashurise ne Seferan, diten e djele, date 09.12.2018 , ora 17.00.
Kujdes: ( merrni me vete drynin).

Loading...
Loading...
Loading...