Loading...

Emri i modeles shqiptare, Angela Martini e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi po lakohet shumë në media.

E për këtë gjë shkak është bërë bashkëshorti i saj Dragos Savulescu. Mediat e huaja kanë raportuar se ky i fundit është përfshirë në një skandal të madh në Rumani.

Ai akuzohet për mashtrim. Pas këtij lajmi u përfol se modelja shqiptare mund të ndahej nga bashkëshorti i saj.

Por modelja ka folur dhe i ka hedhur poshtë këto zëra. Ajo ka thënë se tani e do edhe më shumë bashkëshortin e saj.

Angela Martini është shprehur kështu:

Katërmbëdhjetë vite më parë, në vitin 2005, shteti rumun hapi një çështje gjyqësore ndaj bashkëshortit tim, për pretendimin ligjor të një toke. Kjo ngjarje e ka zanafillën 17 vjet më parë, kur ai ishte 28 vjeç. Pavarësisht se është figurë publike dhe biznesmen i njohur në Rumani, kjo është e vetmja çështje kriminale në të cilën ai është përfshirë gjatë gjithë jetës së tij. Kjo çështje është hapur për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij. Pala akuzuese pretendonte pa të drejtë se një grup prej 35 vetash kishte shkaktuar një dëm financiar prej 114 milionë eurosh ndaj bashkisë së Konstantës, një prej qyteteve më të mëdha në Rumani. Gjithçka u pasqyrua nga mediat vendase, të cilat e kthyen çështjen në një skandal, me qëllimin e vetëm për të mbjellë urrejtje në publikun e gjerë, edhe pse bëhej fjalë për një sajesë dhe lajm të fabrikuar. Marrëveshja e bërë nga bashkëshorti im ishte e gjitha konform ligjeve rumune, gjë që e konfirmoi më vonë edhe gjykata, ku u vërtetua se dëmi ishte zero, pra, nuk kishte ekzistuar kurrë.’’

Loading...
loading...
Loading...