Loading...

Qyteti i Vlorës, edhe këtë vit vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët, si vendas ashtu edhe të huaj.

Ndërkohë një vizitor jo i zakonshëm është ankoruar në portin e Vlorës.

Bëhet fjalë për jahtin “PLANET NINE”, që është në pronësi të një Lordi anglez, megjithëse emri i tij ende nuk është zbuluar.

“PLANET NINE” ka mbërritur në portin e Vlorës, mëngjesin e ditës së djeshme.

Jahti luksoz ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve, edhe pse nuk është i vetmi i ankoruar në port.

I shpallur në vitin 2010 “Park Kombëtar Detar”, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.

Ai tërheq mijëra vizitorë.

Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Loading...
Loading...
Loading...