Loading...

Arbana Osmani ka folur për herë të parë në publik për regjisorin e emisionit të saj, Eduard Grishajn me të cilin përflitet se është në një lidhje.

Ditën e djeshme në emisionin që drejtohet nga moderatorja Arbana Osmani, ishte e ftuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj. Ajo ka surprizuar një çift të dashuruarish duke kënduar edhe këngën e saj duet me kantautorin Pirro Çako.

Në fund të performancës, Xhensila nuk la pa përmendur edhe regjisorin e këngës, Eduard Grishaj i cili përflitet se është në një lidhje me Arbana Osmanin.

“Dua të falenderoj regjisorin më të mirë, Eduart Grishajn, për realizimin e klipit të kësaj kënge. Ai është përfundimisht regjisori i së ardhmes”,-është shprehur Xhensila.

Ndërkohë që Arbana ka aprovuar deklaratën e këngëtares duke thënë “E vërtetë, jemi me fat që e kemi tonin”.

Loading...
loading...
loading...
Loading...