Loading...

Stadiumi i ri, “Arena Kombëtare” është drejt përfundimit dhe në muajin shtator pritet inagurimi i madh.

Kombëtarja shqiptare do të ketë më në fund një impiant të ri dhe modern.

Punimet janë në fazën pëfrundimtare dhe prej ditësh ka nisur vendosja e stolave, ku 22000 të tillë pritet të skuqin shkallët e impiantit.

Ndërkaq është bërë edhe nivelimi dhe drenazhimi i pjesës së fushës dhe rreth mesit të muajit korrik pritet të startojë mbjellja e barit.

Këtë herë, ndryshe nga Elbasani dhe Shkodra, do të jetë një model i veçantë bari.

Me një kosto që shkon deri në 30% më e lartë, stadiumi kombëtar në kryeqytet do të ketë një bar që nuk shoqërohet me pjesën e dheut, siç ka ndodhur në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”.

“Panorama Sport” mëson se kostoja e përgjithshme për “tapetin e blertë” do të jetë rreth 400 000 euro.

Loading...
Loading...
Loading...