Loading...

 

Vitet e maturës konsiderohen si më të bukurat. Jo thjesht vetëm prej moshës, por edhe shkujdesjes, sinqeritetit dhe çapkanllëqeve që mbahen mend gjatë.
Natyrisht të gjitha këto kulmojnë me mbrëmjen e maturës, ku të rinjtë do të ndahen dhe do të marrin rrugë të ndryshme në jetë.
Por maturantët e kësaj shkolle kanë gjetur një mënyrë të veçantë argëtimi. Dhe natyrisht, ky është videoklipi më i bukur që mund të keni parë ndonjëherë.
Bëhet fjalë për maturantët e shkollës “Ismet Nanushi”, në fshjatin Kullë të Njësisë Administrative Sukth në Durrës.
Maturantët e kësaj shkolle kanë sulmuar njëri-tjetrin me miell e bojëra duke inksenuar një arenë të vërtetë dyluftimi që ka sjellë veç gëzim dhe argëtim.
Janë këto fotot dhe pamjet që do të mbeten gjatë në kujtesën e tyre, si kujtimi më i bukur që do tua tregojnë bashkëmoshatarëve, fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre.
Fotot dhe videot u realizuan me mjeshtëri nga Besnik Ademi dhe u përpunuan artistikisht tek Ademi Studio.
Për më shumë shihni këtë videoklip dhe gjykoni vetë:

Loading...
Loading...
Loading...