Loading...

Federata Shqiptare e Futbollit ka çelur punimet e akademisë së arbitrimit në shkollën sportive në Durrës ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të FSHF dhe të sektorit të gjykimit. Por, përpos interesit të të rinjve për të qenë pjesë e arbitrimit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka i ka dhënë edhe një herë një mesazh ministrisë së financave dhe politikës shqiptare për suportin financiar ndaj sportit e në rastin e tij ndaj futbollit.

“Asnjëherë nuk duhet ta mendojë as qeveria dhe as një politika që ky është një lëmoshë apo bamirësi për sportin. Qeveria nuk humbet edhe nëse sot do të shpenzojë një lek nga buxheti, do t’i kthehen 4 lekë nesër,apo 1 euro sot 4 euro nesër. Kështu që nuk është investim i gabuar por një investim rentabël”, tha zoti Duka.

Në këtë prononcim të tij nuk ka munguar edhe urimi për kampionin e ri të Superligës, Partizanin që sipas Dukës ka filluar një rrugë pa mbarim, pasi tanit ë gjithë i kanë sytë tek ky ekip në Europë. “E para duhet t’i urojmë Partizanit, stafin ekipin e futbollit por duhet të fillojmë që të mendojmë për diçka shumë më të gjatë sepse në fund të fundit tashme gjithë ne do t’i kemi sytë nga Partizani dhe tre ekipet e tjera që do ta shoqërojnë në Europë për të pasur një përfaqësim dinjitoz”, shtoi Armand Duka.

Me afrimin e mbylljes së kampionatit vëmendja do të kalojë sërish tek kombëtarja dhe të gjithë tifozët kuqezi presin të shohin kombëtaren në kryeqytet tek “Arena Kombëtare”. Ndeshjen me Moldavinë do ta zhvillojë tek në Elbasan “Arena Kombëtare” dhe të përgatitemi që ndeshjen e radhës ta luajmë në “Arenën Kombëtare”. Do të ishte shumë mirë që ta kishim parashikuar saktë në qershor, por është e pamundur që të arrihet ndeshja.

Loading...
Loading...
Loading...