Loading...

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kasandrës në Greqi. Njëri prej shqiptarëve kishte marrë leje dhe nuk u kthye më.

Ka kaluar vetëm një muaj nga arratisja e dy shqiptarëve në burgun bujqësore të Kalkidhikisë dhe pikërisht përsëritet i njëjti skenar. Dy shqiptarë të tjerë janë arratisur. Në fakt një prej tyre ka shfrytëzuar lejen e tij e cila i kishte përfunduar por ai nuk ishte paraqitur më në burgun bujqësore të Kassandras i cili është një burg i sigurisë së ulët. Ai kishte marrë leje për datën 15 gusht, festën e Shën Mërisë dhe nuk u kthye të përfundojë dënimin e tij,

Shqiptari tjetër, një 35- vjeçar i dënuar për vrasje dhe vepra të tjera penale është arratisur të premten. Ai nuk u gjet në ”banesën” e tij, e cila ndodhet afër burgut, pasi kishte statusin e gjysëm të burgosurit dhe punonte në plantacionet e burgut.

Policia greke është vendosur në kërkim të dy shqiptarëve brenda territorit.

Loading...
Loading...
Loading...