Loading...
Loading...

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.04.2018, u arrestua  në flagrancë shtetasja D.T, vjeç 19, banuese në Gramsh, pasi më datë 14.04.2018, në fshatin Pishaj, Cërrik Elbasan, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, e për pasojë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.B vjeç 22, banues në Gramsh dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I aksidentuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet  290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u arrestua  në flagrancë shtetasi S.SH, vjeç 55, banues në Peqin, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Nipponia”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin O.K vjeç 27 banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Loading...