Loading...

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin:
A.L 25 vjeç, banues në Durrës, aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P Peqin, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e I.E.V.P Peqin, nga forcat e këtij institucioni, në dhomën ku vuan dënimin shtetasi A.L, ju gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 65 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë futur në ambientet e I.E.V.P Peqin,
lëndën narkotike të sekuestruar.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Elbasan,
u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin:
B.I., 50 vjeç,  banues në Cerrik, pasi ka bërë kallzim shtetasja K.H., 23 vjeçe, banuese në Cerrik,
emigrante në Itali, se ky shtetas  dyshohet se me anë të mashtrimit në muajin Korrik 2015, i ka
pëvetësuar një shumë Euro, e cila e ka autorizuar për ta depozituar në emër dhe  llogari të saj në një bankë të nivelit dytë, por ky shtetas i ka depozituar në emrin e tij.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.K, vjeç 48, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i pajisur me leje drejtim, pasi në rrugën Karkavec-Qukës, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, është përplasur me mjet bujqësor, të drejtuar nga shtetasi SH.SH vjeç 59, banues në Qukës Shkumbin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit  u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:
R.S 37 vjeç, banues në fshatin Gjergjan,  Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas  ka shkuar në fshatin Kuqan, Elbasan, para banesës së ish bashkëshortes S.M, 33 vjeçe dhe e ka kërcënuar me fjalë.
Shtetasja S.M, ka njoftuar policinë, ku shërbimet e policisë kanë mbërritur në kohë  duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të sipërpërmendur.
Shtetasit R.S gjatë kontrollit personal të bërë nga  shërbimet e policisë, para banesës së ish bashkëshortes, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale  një armë zjarri Pistoletë tip “T.T”  me 8 fishekë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Loading...
loading...