Loading...

 

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen S.G, vjeç 68 banuese në Elbasan, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit XH.M dhe S.E, vjeç 28 e 22, banues në  fshatin Katundi Ri, pasi në këtë fshat, kanë goditur me grusht shtetasin M.P, vjeç 31, banues në  Katundi Ri. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.05.2018, shtetasi P.SH ka telefonuar në polici, se ka dyshuar se po i vidhej banesa nga një person i paidentifikuar. Pa verifikimeve te kryera nga Policia rezultoi se nuk kishim të bënim me vjedhje.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin K.U, vjeç 43 banues në fshatin Shkëndi, pasi në këtë fshat, në liqenin “Përroi Zi”, duke gjuajtur peshk, ka dëmtuar pronën e bashkëfshatarit, shtetasit B.U vjeç 57. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për nje shoqeri private, me administrator shtetasin Y.D, pasi në fshatin Stravaj, nga punimet e një kanali ujëmbledhës është krijuar rrëshqitje toke dhe janë dëmtuar muret e banesës të shtetasit B.K, vjeç 45, banues në fshatin Shqiponja.Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin Q.S, vjeç 62, banues në fshatin Pishkash, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta, shtetasen L.P, vjeç 57. Neni 90 i Kodit Penal.

Loading...
Loading...
Loading...