Loading...

Kundërshtoi dhe kanosi punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, por u vu në pranga nga Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:S.S., 37 vjeç , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ky shtetas kishte parkuar mjetin e tij duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera dhe për shkak të deryrës ka kundërshtuar dhe kanos me fjalë punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët e kishin konstatuar këtë mjet por kanë hasur rezistencë nga drejtuesi i mjetit duke mos ju bindur urdhërit për ta lëvizur mjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

S.H., 24 vjeç, banues në Librazhd, E.T., 29 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Belsh, dhe B.Gj., 45 vjeç, fshatin Gjyral, Cërrik, pasi u kapën nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa Leje Drejtimi

Loading...
Loading...
Loading...