Loading...

 

Komisariati i Policisë Elbasan
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.N, 22 vjeç, banues në  Elbasan.
Arrestimi  i tij u bë pasi,  në lagjen “Partizani ” duke drejtuar mjetin e tij  nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë  për të ndalur  dhe më pas  ka braktisur mjetin por është kapuar  nga shërbimet e policisë.
Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar  se ky shtetas  drejtonte  mjetin pa Leje Drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”  dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”,  parashikuar nga nenet  291 dhe 242 të  Kodit Penal.

Më datë 17.04.2018, në lagjen Kongresi Elbasanit, është vjedhur banesa e shtetasit B.K, vjeç 64, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit A.V, vjeç 56 , banues në fshatin Vidhas, pasi në banesë, në fshatin Vidhas, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në Elbasan, në bulevardin “Aqif Pasha”,  në automjetin  tip “Range Rover”,  në pronësi të shtetasit H.B  34 vjeç,  ka rënë zjarr tek fshirëset e xhamit, ku si pasojë  ka vetëm dëme të vogla  materiale, pasi drejtuesi i mjetit ishte afër dhe e ka shuar menjëherë.  Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet, ku akoma nuk është përcaktuar shkaku i saktë i rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 17.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.Ç, vjeç 21, pasi bashkëshorti, E.Ç, vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 17.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë Parë Elbasan, për shtetasin S.H, vjeç 26, banues në fshatin Gurrë, Përrenjas, pasi në fshatin Gurrë, ka goditur me grushte shtetasen N.H, vjeç 46, banuese në fshatin Gurrë. Neni 90 i Kodit Penal.

 

Loading...
Loading...
Loading...