Loading...

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës datë 11.12.2017, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, më datë 12.12.2017, rreth orës 17:00, u ndalua shtetasi në kërkim, S.K.,  vjeç 17, banues në Peqi.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit: E. Ç, 24 vjeç banues në fshatin Llixha Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Shënkoll”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin motorçikletë pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M. Z.,  vjeç 27, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 11.12.2017, rreth orës 21:00, në lagjen 5 Maji, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Z.,  vjeç 41, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.12.2017, rreth orës 19:00, në lagjen Vullnetari, është tentuar të vidhet banesa e shtetases L. M.,  vjeç 46. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit Q. S dhe F. J.,  vjeç  21 e 24, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 11.12.2017, rreth orës 22:30, në Cërrik, në bashkëpunim, kanë goditur me grushte shtetasin S. T,  vjeç  46, banues në Cërrik.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin A. Zh,  vjeç 44, banues në fshatin Bërzhesht,  pasi dyshohet se  rreth orës 10:00, në banesë u kap duke ndërtuar shkallët, pa leje. .

Më datë 12.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasit A.S. dhe Sh.S, (bashkëshortja dhe babai), vjeç 35 e 64, pasi dyshohet se më datë 11.12.2017, rreth orës 18:30, në banesë  bashkëshorti dhe djali D.S,  vjeç 38 ka ushtruar dhunë fizike dhe  psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R. H.,  vjeç 38, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se  rreth orës 14:00, në banesë, u kap duke hedhur soletën pa leje. .

Komisariati i Policisë Gramsh

Arrestohen në flagrancë dy shtetas (babë e bir) për “Dhunë në familje”
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasve:
-I.Xh, 57  vjeç banues në fshatin Nartë, Gramsh:
-T. Xh, 32 vjeç banues në fshatin Nartë, Gramsh
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur (babë e bir), u bë pasi në fshatin Nartë të Njësisë Administrative Skënderbegas  Gramsh, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie dyshohen të kenë goditur me sende të forta shtetasin A. Xh., 37 vjeç (nipin dhe djalin e xhaxhait) duke i shkaktuar dëmtime fizike. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

Më datë 12.12.2017 rreth orës  17:30, në hyrje te qytetit Gramsh, shtetases B.M.,  vjeç 38, i kanë vjedhur një çantë dore, me një sasi lekësh, dy karta krediti dhe kartën e identitetit. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

 

 

 

Loading...
Loading...
Loading...