Loading...

Mediat italiane njoftojnë sot për një operacion të gjërë të Guardia di Finanza kundër 4 grupeve kriminale me bazë në Leçe dhe me shtrirje në Kalabri, Toskanë, Emilia Romanja, Siçili, Liguria dhe Lombardi.

Hetimet kanë zgjatur dy vjet dhe më në fund, operacioni madh ka çuar në shkatërrimin e katër grupeve kriminale italo-shqiptare me aktivitet kryesor drogën. Në të dy vendet janë arrestuar 27 persona, prej të cilëve 21 janë shqiptarë dhe të tjerët italianë.

Të arrestuarit janë përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe të futjes në Itali të armëve dhe municioneve luftarake.

Operacioni ka nisur në agim të ditës së sotme dhe në të janë angazhuar më shumë se 100 forca të Komandës së Provincës së Leçes dhe Shërbimit Qëndror të Hetimit të Organizatave Kriminale të Guardia di Finanza në Romë.

Loading...
Loading...
Loading...