Loading...

3 persona janë arrestuar nga policia në Kosovë, pasi akuzohen se kanë trafikuar organe.

E ditur bëhet se mes të arrestuarve dy janë shtetas të huaj, kurse një është shqiptar.

Po ashtu mësohet se të tre këta persona akuzohen për transplant të paligjshëm dhe trafikim organesh dhe qelizash njerëzore.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se transplantimi bëhej në një spital privat në Prishtinë, në zonën e njohur si Çagllavicë.

Si prova materiale janë sekuestruar dosje mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme.

Gjithashtu e ditur bëhet se tre të arrestuarit janë shoqëruar në polici, ku po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...
Loading...
Loading...