Loading...

Komunikata e Drejtorisë së Policisë Elbasan:

Policia Rrugore masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për evidentimin e ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mejtet pa Leje Drejtmi, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.M., 64 vjeç, banues në fshatin Rasë të Belshit, F.B., 42 vjeç, banues në Belsh , D.H., 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe A.Ç, 31 vjeç, banues në Peqin, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Loading...
Loading...
Loading...