Loading...

Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe ( vëlla e motër) banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore, janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë

Elbasan – Motër e vëlla u arrestuan nga policia e Elbasanit, në tentativë për të vjedhur, ndërkohë që zbulimi i tyre erdhi pas bashkëpunimit të qytetarëve me uniformat blu.

Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe ( vëlla e motër) banues në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqimore, janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tyre të cilët ndodheshin brenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu 41-vjeçarja, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

Loading...
Loading...
Loading...