Loading...

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 24-vjeçarit, Viktor Shkorreti i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Laç, pas një sherri mes tij dhe autorit të krimit që nisi për një vend parkimi.

Në pranga e policisë ka rënë 32-vjeçari, Emanuel Koca. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 ku në zonën afër stadiumit të Laçit viktima dhe autori kanë debatuar për një vend parkimi. Kujtomë se për shkak të pelegrinazhit masiv te Kisha e Shna Ndout ka patur një fluks të madh vizitorësh dhe vendet e parkimit kanë qenë tepër të kufizuara.

Viktima ka patur banesën e tij fare pranë vendit ku mbeti edhe i vrarë. Në një vend parkimi para banesës së tij ka ardhur për të lënë makinën autori i krimit Emanuel Koca, banues në Tiranë, por ka hasur në kundërshtinë e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti. Pa sherrit të nisur Koca ka nxjërrë automatikun dhe ka qëlluar për vdekje Viktor Shkorretin. Më pas ai duke përfituar nga errësira u arratis deri ditën e sotme që u vu në prangat e policisë.

Ndërkohë i arrestuari do të përballet me akuzat “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Loading...
Loading...
Loading...