Loading...

Një 24-vjeçar, i cili ishte në kërkim për plagosjen e një 64-vjeçari është arrestuar.

Mësohet se i riu i arrestuar është Artur Lloçi, person me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve.

Në njoftimin e policisë shkruhej se Lloçi, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari është djali i hoxhës Fatmir Lloçi, i cili është arrestuar një vit më parë për ngacmim seksual ndaj grave.

Kujtojmë këtu se 28 mars të vitit 2018, një ditë pasi emisioni “Stop” transmetoi skandalin e të ashtuquajturit hoxhë, Fatmir Lloçit, i cili me pretekstin e shërimit ngacmonte seksualisht gratë e vajzat që i shkonin në banesë u arrestua.

Ai pretendonte se ishte hoxhë dhe me pretendimin se po i shëronte, ai ngacmonte seksualisht gratë që paraqiteshin për “ndihmë”.

Loading...
Loading...
Loading...