Loading...

VLORË-Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi kanë kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata për kujdestarinë e një fëmije të mitur.

Të arrestuarit janë A.N 66-vjeçe (gjyshja) dhe J.N 39-vjeç (babai) të dy banues në Vlorë. Ata ditën e djeshme në banesën e tyre në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë kanë fshehur fëmijën e mitur edhe pse punonjësit e Përmbarimit në Vlorë i kanë dhënë kujdestarinë nënës E.N 37-vjeçe.

Dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale të ‘Marrjes së padrejtë të fëmijës e kryer në bashkëpunim’.

Loading...
Loading...
Loading...