Loading...

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij më 16 qershor të këtij viti.

Mediat britanike raportojnë se 45-vjeçari Fatos Xheta u ndalua dy ditë më parë nën akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij, 35-vjeçares Safie Xheta, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.

Një ekzaminim pas vdekjes konfirmoi se gruaja ndërroi jetë si pasojë e plagosjes me thikë në qafë.

Pas hetimeve të para, autoritetet kanë ngritur dyshime se ka qenë pikërisht 45-vjeçari, ai që ka goditur me thikë gruan.

Këtë të premte ai ka dalë para trupës së Gjykatës së Oxford, ku me ndihmën e një përkthyesi ka pranuar se ai është 45-vjeçari Fatos Xheta, por nuk është shprehur rreth akuzës që rëndon ndaj tij.

Data e fillimit të gjyqit është caktuar për në 2 dhjetor, por ai do të dalë sërish para trupës gjyqësore më 29 gusht, ku do të lexohet aktakuza.

Loading...
Loading...
Loading...