Loading...

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për të garantuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve, po punon me ritme për ngritjen e mureve mbajtëse në segmentin Përrenjas për shkak të rrëshqitjeve të skarpatit, që ishte kthyer në një rrezik për përdoruesit e rrugës.

ARRSH bën të ditur se “vazhdojnë punimet e emergjencës në segmentin Përrenjas-Qafë Thanë për të përmirësuar sigurinë e këtij trakti”.

Investimi parashikon ndërhyrjen për mbrojtjen dhe përforcimin e skarpatës me mure mbajtëse, të lartësisë nga 3 deri në 5 metra, për një gjatësi gati 82 metra linear.

Ndërtim i mureve mbajtëse do të bëjë të mundur sigurimin e këtij aksi shumë të rëndësishëm kombëtar për qarkullimin e mjeteve të zakonshme dhe të mjeteve të rënda, si dhe sigurinë rrugore për të gjithë drejtuesit, por sigurisht edhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në këtë segment.

Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton qytetarët se punon sistematikisht për të garantuar rrugë të sigurta dhe me standarde bashkëkohore.

Loading...
Loading...
Loading...