Loading...

Artan Lame paralajmëron nga Elbasani: Probleme si ai Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, deklaroi sot në Elbasan se probleme si ai i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Lame nënvizoi se për fat të keq lajme të tilla mund të dëgjoni edhe në Elbasan, Durrës, Shkodër, Sarandë, Lezhë etj.

I vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera është se në Vlorë, ashtu siç thotë Kryeministri Rama,  nuk gjen një njeri që quhet „Durim“. Por problemet tjera do të dëgjoni ngado për një arsye të thjeshtë sepse kanë rënë paligjshëritë e vjetra të shtetit dhe tani nuk ka asnjë që të mbrojë gjërat e bërë keq në 20 e ca vjet.

Lame zhvilloi një takim në Elbasan ku njoftoi nisjen e legalizimeve për pallatet edhe në këtë qytet.

Loading...
Loading...
Loading...