Loading...

Nga Fatos Salliu

Arkitekti i njohur, Artan Shkreli, duket se është befasuar nga teleferiku i Letanit, që dikur transportonte gur gëlqeror për Metalurgjinë. Ky teleferik ka më shumë se dy dekada që ka ndalur punën.

Dhe gjithçka në fakt ka mbetur e fiksuar si në atë moment kur çelësi u stakua. Kovat e mbushura me mineral, kavot prej çeliku, shtyllat….

Ja si e përshkruan Shkreli atë që ai e quan një mrekulli të arkeologjisë industriale:

“M A K I N A . E . K O H E S”

Një peizazh distopik rrugës për në malësitë e Elbasanit, ku hasa papritur në nj mrekulli të arkeologjisë industriale: një teleferik mbi të cilin vepronte “makina e kohës”… mekanizmi kish ndaluar papritur për një moment, 25 vjet para, me vagonat plot material, në pritje për të rifilluar ecjen, por që nuk lëvizi më kurrë, mbeti ashtu… në ajër prej 25 vitesh!!!
Një shfaqje e paimagjinueshme kjo në kufinjtë e imagjinatës, me vagona të ndryshkur, kapicë me material, që tunden në ajër prej çerek shekulli në shi e diell, dhe pa u këputur ndërkohë asnjë litar çeliku.

Loading...
Loading...
loading...