Loading...

Shpëtim Zani, i njohur nga roli “Coli” në filmin “Debatik” ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ai ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por fitoi zemrat duke u shndërruar një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar e që ka mbetur në memorien e të gjithëve.

TIRANË-Shpëtim Zani, i njohur nga roli “Coli” në filmin “Debatik” ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Miqtë në rrjetet sociale kanë dhënë lajmin e trishtë për ndarjen e parakoshme nga jeta, i cili ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por fitoi zemrat duke u shndërruar një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar e që ka mbetur në memorien e të gjithëve.

Ai luajti krah personazhe më të spikatur të artit si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe shumë aktorë të tjerë të mëdhenj të kinematografisë shqiptar, duke spikatur në rolin e tij, si një jetim e i varfër që arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth dhe vritet në një moment tensioni.

Moment nga filmi “Debatik”
Pak ditë më parë, arti shqiptar ka humbur një tjetër figurë të rëndësishme, si regjisori Gjergj Xhuvani, i cili la pas një trashëgimi veprash me vlerë për kinematografinë shqiptare.

Loading...
Loading...
Loading...