Loading...

 

Sot është zhvilluar Asambleja e Partisë Socialiste në Gramsh. Pika kryesore ishte propozimi i kandidatëve për kryetar bashkie dhe pika e dytë propozimi i emrave për anëtarë të Këshillit Bashkiak.
Në përfundim të Asamblesë dolën dy emra për kanditatë. Ata janë kryetarja aktuale e bashkisë zj. Luljeta Dollani dhe kryetari i Partisë Socialiste të Gramshit, Klodian Taçe.
Dy emrat e propozuar do ti nënshtrohen diskutimeve në Kryesinë e PS-së në qendër e cila paraprakisht duket se do të kryejë edhe testime se cili prej dy kandidatëve kanë mbështetje të gjërë në komunitet.
Sipas të dhënave, të dy emrat e propozuar janë pika të forta në Gramsh dhe ende nuk ka një mendim të qartë se cili prej tyre do të jetë kandidati zyrtar.
Të deleguar në Asamble ishin Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe Kryetar i Grupit Parlamentar Taulant Balla, si dhe deputeti Gramshit Anastas Angjeli.
Asambleja e PS-së është zhvilluar sot edhe në Peqin.

Loading...
Loading...
Loading...