Loading...

 

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’.

Persona ende të paidentifikuar kanë  qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti  tip Audi A3 me targa AA 633 VC.

I plagosuri është  Mikel Mehmeti, 41 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, ka një plumb në gjoks dhe bark. Policia ka rrethuar zonën ka vendosur postblloke, ishte një atentat i mirëorganizuar. Në vendin kur ka ndodhur ngjarja.  Ai jetonte në zonën e Selenicës dhe ditën e sotme, sipas informacioneve të para kishte qenë në këtë qytezë dhe ishte rikthyer në qytetin e Vlorë:

Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.

Loading...
loading...
Loading...