Loading...

Arrestohet 30-vjeçari Skëndër Daija autori i një plagosje të ndodhur në 26 dhjetor të vitit 2016 në qytetin e Shkodrës. Në këtë ngjarje të ndodhur rreth tre vite më parë mbeti i plagosur Syri Mehmetajn.

Ky i fundit u qëllua me silenciator brenda makinës ku ndodhej bashkë me bashkëshorten e tij. Ka qenë kjo e fundit që e ka çuar në spital, ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjatë aksionit për kapjen e tij policia arrestoi edhe A.Ç. 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Loading...
Loading...
Loading...