Loading...

Një person është qëlluar me plumb në kokë mesditën e sotme në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Sipas të dhënave paraprake, 30-vjeçarit i është bërë atentat pranë një objekti në rikonstruksion në rrugën “Myslym Shyri”. Aktualisht ai është transportuar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërkaq policia po merr në pyetje punëtorët e pallatit pranë vendit të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Loading...
Loading...
Loading...