Loading...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me postimin e tij në facebook, ku në një video shfaqej një avion, i cili sipas tij transportonte drogë drejt Italisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se avionët që kanë fluturuar këto ditë janë amerikanë dhe janë në stërvitje në bazën ajrore të Kuçovës.

Më tej numri dy i PS, Taulant Balla thekson se lidershipi i opozitës ndodhet në një situatë të rëndë duke thumbuar kështu Bashën, Kryemadhin, Berishën si dhe presidentin Meta.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës. Situatë e rëndë në lidershipin e opozitës: dy kanë marrë malet, njëri me sytë nga qielli, e tjetri në kafe-protest.

Loading...
Loading...
Loading...