Loading...

 

areonautika italiane

Forcat ajrore italiane kapin një avion shqiptar që transportonte drogë. Shërbimet sekrete italiane (AISE) u kishin sugjeruar autoriteteve italiane rritjen e vigjilencës për infiltrime të terroristëve në Itali të nisur nga brigjet shqiptare me rrugë detare dhe ajrore.

Kjo rritje vigjilence i shërbeu Aeronautikës italiane për të kapur “peshkun” e radhës.

Radarët e alarmit të hershëm tip AN/TPS-77 (prodhim i Lockheed Martin-it) zbuluan një avion ultra të lehtë me elikë, që po dhunonte hapësirën ajrore italiane.

Një cift avionësh gjuajtës ultramodernë tip Eurofighter Typhoon 2000 brenda 4 minutash e interceptuan avionin mbi qiellin e Rajonit të Puljes dhe e detyruan të ulejnë tokë.

Ndonëse avioni pas pak minutash u zhduk nga radari, sepse ndërroi kursin e fluturimit duke zbritur në kuotë nën 50 metra lartësi nga toka, gjuajtëset italiane identifikuan dhe e kapën me sukses.

Mediat italiane ofrojnë informacion me terma eufemisitkë të tipit: avioni bashkë me ngarkesën e tij të paligjshme u morën në dorëzim nga organet kompetente, apo: avioni dhe ngarkesa e paligjshme e gjendur në të po hetohet nga organet kompetente, por edhe haptazi në to shkruhet për një avion me një elikë me një ngarkesë të konsiderueshme droge të nisur nga brigjet shqiptare.

Sipas burimeve nga aeronautika italiane aeroplani ultra i lehtë i ardhur nga brigjet lindore të Adriatikut duhet të jetë ngritur nga një pistë aviacioni rezervë (airstrip) e dalë jashtë përdorimit pas përfundimit të luftës së ftohtë.

Nga interceptimi me radar, vendngritja e avionit në fjalë sipas burimeve italiane është diku në juglindje të deltës së Lumit Seman në bregdetin shqiptar. Në orët e ardhshme priten të bëhen publike më shumë të dhëna për avionin misterioz, që vetëm për pak minuta fluturoi mbi qiellin e Rajonit të Puljas.

Me përmirësimin e motit ishte diçka e pritshme rinisja e linjëve të trafikimit të drogës jo vetëm me skafe e gomone por edhe me avionë./Gjergj Thanasi

Loading...
Loading...
Loading...