Loading...

Në orën 10:00-10:30 ai do të zhvillojë një vizitë në panair. Nga ora 10:30-10:45 ai ka planifikuar të vizitojë një ekspozitë me foto te arkivave te ambasades austriake tek Portat e Kalase. Në orën 10:45-11:15 do të qëndrojë për një kafe tek biznesi i vogel ne Kala. Në orën 11:15-11:45 do zhvillojë një vizite ne prefekture, ekspozite me piktura moderne dhe në orën 11:45-12:30 ai ka planifikuar kthimi ne Tirane
Gjatë ditës së nesërme do të jetë në Elbasan edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Madje axhenda e tij do të nisë që në orën 09.00 të mëngjesit tek sheshi para Elbasan Arena e do të vazhdojë përgjatë bulevardit Aqif Pasha për të përshëndetur dhe uruar qytetarët për festën. Në axhendë janë edhe disa vizita dhe takime të tjera.
Gjithashtu gjatë ditës së nesërme në këtë qytet do të vijnë edhe krerë të partive politike, ambasadorë dhe pushtetarë të rangjeve të ndryshme.
Gjatë 14 marsit në këtë qytet janë parashikuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë për synim të kënaqin sa më shumë miqtë dhe pjesmarrësit për festën pagane më të bukur dhe më madhëshotore ndër shqiptarë, epiqendra e së cilës është Elbasani.

Loading...
loading...
Loading...