Loading...

 

Kjo histori ka përfunduar në divorc! Pas kontrollit rutinë mjekësor ka marrë vesh se është jopjellor gati gjithë jetën, dhe ka kuptuar se nuk mund të jetë babai i nëntë fëmijëve.

Burrit, i cili punon si profesor në një qytet të vogël Sid Sliman, një kontroll rutinë te urologu ia ka kthyer jetën përmbys. Ai kishte një cist të vogël në testikul për të cilin i kishte thënë mjeku se e ka tashmë një kohë të gjatë. Atëherë mjeku vendosi ta dërgojë në analiza shtesë.

E pas analizave doli që cisti, “për fat” nuk është i rrezikshëm, por se burri është steril. Mirëpo, ai ishte tashmë 35 vjet në martesë të lumtur dhe bashkëshortja e tij kishte lindur nëntë fëmijë. Gazeta Al-Masae shkruan se burri i ka bërë testet shtesë të cilat kanë konfirmuar se për shkak të cistit të përmendur ai nuk ka mundur të ketë fëmijë 50 vitet e fundit

Mësohet se pas kësaj ai e ka kontaktuar avokatin, ka kërkuar shkurorëzim dhe ka vendosur të heqë dorë nga fëmijët. Tradhtia në martesë në Marok dënohet me ligj, kështu që gruaja, nëse kjo provohet, mund të përfundojë në burg.

Loading...