Loading...

Programi “Dua të të bëj të lumtur” u mbyll natën e sotme me historinë e Brisildës, vajzës nga Shkodra. Historia e saj kishte nisur kur ajo ishte 9 vjeç. Babai i Brisildës kishte emigruar në Greqi për të punuar por fatkeqësisht e kishin vrarë.

Një vit më vonë Brisilda dhe vëllezërit e saj ishin braktisur nga nëna e tyre. Brenda një kohe të shkurtër Brisilda kishte mbetur jetim dhe vendin e prindërve e kishin zënë dy gjyshërit, Shaqja dhe Toma.

Gjyshërit ishin kujdesur që fëmijëve të mos u mungonte dashuria, madje ata i kishin edukuar që të mos e gjykonin nënën e tyre për zgjedhjen që kishte bërë.

Në studio Brisilda rrëfeu se gjyshërit i lejonin që të takoheshin me nënën e tyre.

Brisilda kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar gjyshërit për kujdesin dhe dashurinë që ata i kishin dhënë ndër vite.

“Dua t’ju falenderoj për çdo gjë që keni bërë për ne. Ju për ne jeni krenaria jonë, bota jonë! Nuk jeni vetëm gjyshërit tanë, jeni baba dhe nënë. Faleminderit që egzistoni!”

I ftuar surprizë për gjyshërit ishte bilbili i muzikës popullore, këngëtari, Bujar Qamili i cili u shpreh: “Bravo ju qoftë që keni rritur fëmijë kaq të mirë dhe unë besoj se ata gjatë jetës së tyrë do t’jua shpërblejnë për çdo gjë. Unë ju premtoj që do të jem në dasmën e Briseldës!”.

Loading...
Loading...
loading...