Loading...
Loading...

 

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë miqësore me Uellsin në datë 20 nëntor, në “Elbasan Arena”.

Të dyja federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në këtë datë.

Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tri skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin.

Loading...