Loading...

Pas Cërrikut, Partia Socialiste vijon fushatën e saj elektorale në bashkinë e Belshit. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Belshi pak para se të ftonte në skenë kreun e kësaj bashkie, Arif Tafanin u ndal te hapja e negociatave të vendit tonë më Bashkimin Europian. Balla tha se kreu i Qeverisë, Edi Rama do të jetë kryeministri i parë që do marrë datën për anëtarësimin e vendit në BE.

“Ata të bëjnë pis dhe ne të pastrojmë. Ata të shkatërrojmë dhe ne të ndërtojmë. Jam shumë krenare që PS, jo vetëm do t’i hapë negociatat për anëtarësim, po edhe Rama do jetë kryeministri që do të marrë datat për anëtarësimin në BE. Ekip më të mirë mes deputetëve dhe kryebashkiakëve nuk do ketë. Tani ftoj Arif Tafanin. Të falenderoj për punën e bërë dhe mos harro se është vetëm fillimi. “-tha ai.

Loading...
Loading...
Loading...