Loading...

Postimi i Ballës:

Bashkë me Andis Sallën kandidatin tonë për Kryetar të Bashkisë Cërrik, Kryetarin e ri të Partisë Socialiste Arben Ruçin dhe deputetin Luan Duzha zhvilluam një takim në qytetin e Cërrikut.

Theksova edhe një herë nga Cërriku 30 Qershorin, si afatin e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Pas kësaj date, asnjë nga kryetarët aktualë të bashkive nuk ka tagër ligjor për të firmosur asnjë vendim, qoftë edhe ndihmën ekonomike për personat në nevojë:
“Zgjedhjet në 30 Qershor do të zhvillohen. Nuk mund t’i zgjasim mandatin kryetarëve asnjë ditë të vetme. Në 1 korrik, Altin Toska i Cerrikut, ashtu si të gjithë kryetarët e tjerë, nuk mund të firmosë as ndihmën ekonomike. Po ashtu as Këshilli Bashkiak nuk mund të mblidhet në 1 Korrik, sepse Kushtetuta e përcakton 4 vjet mandatin e organeve të qeverisjes vendore.”

“Mandati i organeve të Qeverisjes vendore përfundon më 30 Qershor, thotë Kushtetuta, kështu që do apo s’do Lulzim Basha, në datë 1 Korrik të gjithë kryetarët e rinj të bashkive do shkojnë në zyrën e kryetarit të bashkisë. Këtë nuk e luan as topi.” Opozita sa herë është në prag të humbjes, bojkoton zgjedhjet dhe kjo nuk është eksperienca e saj e parë:
“Ne nuk e kemi për herë të parë që PD nuk merr pjesë në zgjedhje. PD bojkotoi referendumin e Kushtetutës 20 vite më parë. Raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në vitin 2000, e bojkotuan në 2/3 e njësive administrative, sepse e dinin që nuk fitonin.
“Si i bëhet? Zgjedhjet të bëhen kur të jetë gati Luli? Po sikur Luli të mos bëhet asnjëherë gati?”
Askush nuk mund të cënojë procesin zgjedhor dhe për këtë kodi është i qartë dhe Balla ndërsa ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje:
“Duhet të jetë e qartë se nuk ka shans askush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë në votime; të pengojë, qoftë për një minut të vetëm zhvillimin normal të procesit zgjedhor. Për fat të mirë, së bashku me PD, vite më parë kemi ndryshuar Kodin Penal dhe procesi zgjedhor ka imunitet, nuk mund të preket, sepse kjo buron nga sovraniteti i popullit.”
Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, prezantova kandidatin e PS për Bashkinë e Cërrikut Z. Andi Salla, edhe ndryshimet në strukturën e PS të Cerrikut ku Z. Arben Ruçi do të jetë kryetar i PS në Cerrik.

Loading...
Loading...
Loading...